Bogoev: Në Doganat e Maqedonisë do ta fusim konceptin e “kufijve të zgjuar”
Me punonjësit d pakënaqur që kërkojnë paga më të larta, drejtori i sapoemëruar i Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev beson se do të arrihet një zgjidhje e pranueshme.
“Nuk pres që të bllokohen pikat kufitare. I respektoj të drejtat e punëtorëve, si dhe të gjitha të drejtat legjitime dhe demokratike të qytetarëve, të rregulluara me ligje përkatëse dhe marrëveshje kolektive”, ka thënë mestejrash në intervistë për portalin “Lokalno” – Stefan Bogoev.
Siç tha ai, me ministrin e Financave do ta diskutojë kërkesën për pagesën e 30 për qind.
Rëndësia e padiskutueshme, e jashtëzakonshme e Doganës për funksionimin e përgjithshëm të shtetit është një pikënisje në drejtim të realizimit të synimeve të saj, një ndër prioritetet e të cilave është përshpejtimi i qarkullimit të kalimeve kufitare.
“Në të ardhmen e afërt do të kryhen rikonstruksione në pikat kyçe kufitare në korridoret që kalojnë në vendin tonë dhe do të zbatohet një projekt për automatizimin e pikave kufitare dhe futjen e konceptit të – kufijve të zgjuar”, thotë Bogoev.
Ndërkohë në kuadër të iniciativës “Ballkani i hapur” po punohet për lehtësimin shtesë të formaliteteve doganore, si dhe janë duke përfunduar punimet e infrastrukturës ndërtimore në vendkalimin kufitar Tabanovc për përmirësimin dhe zgjerimin e rrugëve në hyrje dhe dalje nga vendi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251