LAJMI I FUNDIT:

Bogdanovski: Nuk ka transparencë dhe cilësi në punën e shërbimeve të kundërzbulimit

Bogdanovski: Nuk ka transparencë dhe cilësi në punën e shërbimeve të kundërzbulimit

Në një intervistë për ”Faktor”, eksperti i sigurisë, Andreja Bogdanovski, deklaron se gjatë porositjes së pajisjeve për përgjim, ka një mundësi për përfitim të trajnimeve nga ana e prodhuesit, me qëllim përdorimin efikas të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, ”Afera e përgjimeve” i ka ”shtri për toke” shërbimet e kundërzbulimit, në aspekt të ligjshmërisë dhe mënyrës së përgjimit dhe indikacioneve serioze për aktivitete kriminale te elitat politike, por shumë pak është folur për cilësinë e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

Bogdanovski vlerëson se skandali, përfshi edhe ngjarjet në Kumanovë, tregojnë më së miri për cilësinë e punës së DSK-së, duke shtuar se shërbimet e kundërzbulimit nuk janë transparente për t’u vlerësuar realisht, cilësia e punës që bëjnë. Intervistën e plotë e gjeni këtu./Telegrafi/