LAJMI I FUNDIT:

Bodo/Glimt në epërsi pas 45 minutave të para ndaj Prishtinës

Bodo/Glimt në epërsi pas 45 minutave të para ndaj Prishtinës

Ka përfunduar pjesa e parë mes Bodo/Glimt dhe Prishtinës në Norvegji.

Kampioni në fuqi i Norvegjisë ka arritur të shkoj në  pushim me epërsi minimale 1-0.


Ishte qendër sulmuesi norvegjez Botheim që realizoi pas 18 minutave lojë për 1-0.

Vendasit kishin mundësi të shënonin edhe një gol tjetër, por Berg dështoi nga pika e bardhë në minutën e 24-të.

Prishtina po luan kujdesshëm në prapavijë dhe po tenton nga kundërsulmet të gjej golin.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë të zhvilluar në Fadil Vokrri, Prishtina kishte fituar me rezultat 2-1. /Telegrafi/