LAJMI I FUNDIT:

BMW Z4 u prezantua në Pebble Beach (Foto)

BMW Z4 u prezantua në Pebble Beach (Foto)

Modeli Z4, plotëson të gjitha pritshmëritë

Gjatë vitit të kaluar, BMW prezantoi konceptin e Z4 në Pebble Beach Concours d’Elegance, transmeton Telegrafi. Pas një vitit me njoftime për detaje të vogla dhe imazhe të rrjedhura, prodhuesi gjerman ka zgjedhur të njëjtin vend, për ta bërë prezantimin zyrtar. I cili duket bukur, nga secili kënd.

Përderisa konceptet janë shumë më të ekzagjëruara dhe produkti final, nuk ngjanë shumë me to, Z4 që është i gatshëm për prodhim ka të njëjtën madhësi me konceptin, dritat e fuqishme vertikale, eksterier të gjatë, pjesë të pasme shumë të gjerë dhe grillin gjigant me dizajnë të shumtë.

Ashtu siç pritej, BMW Z4 e ka motorin me 3.0-litra, ndërsa nuk dihet se çfarë fuqive të të arrijë. Jo zyrtarisht thuhet se do t’i ketë 380 kuajfuqi, ndërsa zyrtarë nga BMW pretendojnë se do të ketë mjaft fuqi, sa që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta arrijë për 4.4-sekonda. Detajet e plota dhe specifikat për Z4, pritet t’i mësojmë më 18 shtator. /Telegrafi/