LAJMI I FUNDIT:

BMW M5 CS është parë pa asnjë shtresë kamuflazhi

BMW M5 CS është parë pa asnjë shtresë kamuflazhi

Vërtetohet se do të arrijë një version, shumë më i fuqishëm i M5

Deri më tani, BMW M5 është një nga makinat sedan më të mira në treg, me 4.4 litra që prodhon 600 kuaj fuqi, ndërsa është prodhuar edhe M5 Competition edhe më i fuqishëm, që prodhon deri në 617 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.

Megjithëse modelet Competition janë shumë të shpejta për vozitësit e zakonshëm, BMW vazhdon të sjellë makina edhe më të fuqishme nga ky lloj, duke krijuar versionin CS.

Kohë më parë, ishte parë një BMW M5 misterioz, derisa ishte duke u testuar, ndërsa tani mund të konfirmohet se ky është një version CS, që mund të lansohet së shpejti. Për faktin se është parë pa asnjë shtresë kamuflazhi, ndërsa duke se është gati të hyjë në prodhim.

Linjat e pjesës së jashtme, nuk e dallojnë nga një M5 i zakonshëm, ndërsa pritet që brenda të ketë motor shumë më të fuqishëm.

Versioni i tanishëm i BMW M5, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.1 sekonda, derisa ky pritet që të arrijë nën tre sekonda.

Teknologjia e lartë që pritet të jetë në këtë model, si dhe brendia me shumë komoditet, pritet ta bëjnë këtë makinë shumë më të mirë. /Telegrafi/