LAJMI I FUNDIT:

BMW krijon veturën ikonike të videolojës së famshme Need for Speed

BMW krijon veturën ikonike të videolojës së famshme Need for Speed

BMW dhe Electronic Arts kanë bashkëpunuar për të krijuar një ikonë të videolojës Need for Speed: Most Wanted të vitit 2025.

Bëhet e ditur se vetura e veçantë M3 GTR do të ekspozohet në BMW Welt në Mynih të Gjermanisë, nga 27 nëntori deri më 6 janar.


Ajo ka një mbështjellës me ngjyrë të argjendtë dhe të kaltër, përcjell Telegrafi.

“Modeli M3 GTR është një nga veturat më të njohura në historinë e Need for Speed, kështu që për përvjetorin e 30-të ne donim të bënim diçka të veçantë”, tha drejtori i lartë kreativ i Need for Speed: Unbound, John Stanley.

Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të drejtoni një BMW tjetër, por një me dy rrota – BMW S 1000 RR.

Është motoçikleta e parë në një seri NFS. /Telegrafi/