0Shares

Pronari i kompanisë së automjeteve luksoze BMW paraqiti sot strategjinë e zhvillimit të sektorit elektrik, duke njoftuar prodhimin e 25 modeleve elektrike deri në vitin 2025.

Prodhuesi gjerman, kërkon që të jetë kampioni në automjetet luksoze elektrike dhe premton 12 modele krejtësisht elektrike dhe 13 modele hibride deri në vitin 2025.

“Këtë vit, ne do të shesim 100.000 automjete elektrike tek klientët tanë. Deri në fund të vitit, më shumë se 200.000 vetura elektrike dhe hibride të grupit BMW do të jenë në rrugë”, theksoi pronari Harald Kruger, gjatë një fjalimi në Mynih.

Në vitin 2013, prodhuesi bavarez paraqiti veturën e tij në seri të parë elektrike, modelin e vogël për qytet, por shitjet janë ende modeste.

Shumica e prodhuesve të automjeteve janë duke u orientuar drejt teknologjive elektrike, ndërkohë që nga Kina në Evropë, autoritetet publike shfaqin ambiciet e tyre ekologjike duke forcuar normat për mbrojtjen e ambientit.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)