LAJMI I FUNDIT:

BMW i8 për t’u admiruar (Foto)

BMW i8 për t’u admiruar (Foto)

Për këtë BMW i8 të modifikuar që mund ta shihni në fotogaleri, është përkujdesur kompania amerikane Wheels Boutique, e cila kryesisht ka parashikuar një set të ri të rrotave dhe pajisje të reja sportive.

Fjala është për set të rrotave ADV.1 me ngjyrë “Electric Blue” të përshtatur me thekse të kaltra të kësaj veture, e cila është më e ulët se modeli standard.

BMW i8 është i kombinuar me motorin benzinë 1.5-litër TwinPower Turbo 4-cilindërsh dhe me një motor elektrik dhe me baterinë litium-jon, transmeton Koha.net.

Fuqia e kombinuar e kësaj veture është me kapacitet prej 362 kuajfuqi (266kW), ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar deri në 250 km/h.

Vetura shpenzon karburant mesatarisht, sipas të dhënave nga fabrika, 2.1-litra në 100 kilometra, ndërsa duhet theksuar se BMW i8 mund të udhëtojë vetëm me motorin elektrik deri në 37 km.

bm1 bm2 bm4 bm5 bm6 bm7 bm8 bm9