LAJMI I FUNDIT:

BMW 3 Compact: Vetura të cilën askush nuk e dëshiron, edhe pse qe dy vite qëndron në livadh (Foto)

BMW 3 Compact: Vetura të cilën askush nuk e dëshiron, edhe pse qe dy vite qëndron në livadh (Foto)

Dy vjet më parë, një shofer i panjohur e parkoi veturën e tij të tipit BMW përpara kryqëzimit në rrugën kryesore drejt Bonn-Alfter, në krahinën gjermane të Nordrhein-Westfalisë.

Pasi e parkoi në një livadh, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai u zhduk dhe nuk u paraqit më.


Dhe që atëherë, modeli “BMW 3 Compact” qëndron në bar si një karrem për hajdutët që i kanë shkatërruar kabinën.

Por çfarë thuhet më tej, veçanërisht interesant është fakti se: as autoritetet e qytetit, as policia nuk janë përgjegjës për heqjen e saj, sepse ajo qëndron në një pronë private. /Telegrafi/