LAJMI I FUNDIT:

Blushi: Nëse ndahet veriu i Kosovës, atëherë do të ndodhë bashkimi kombëtar

Blushi: Nëse ndahet veriu i Kosovës, atëherë do të ndodhë bashkimi kombëtar

Kreu i LIBRA Ben Blushi, ka kritikuar diplomacinë shqiptare në lidhje me situatën në Kosovë, duke kërkuar që shteti shqiptar të merret seriozisht me këtë çështje. Për Blushin pasoja e vetme e ndarjes së Kosovës, do të ishte bashkimi i saj me Shqipërinë, transmeton tch.

“Politikës sonë të jashmtë i mungon parashikimi, nuk ka sens parashikimi, është si të thuash të luash basketboll pa dorë. Duke qënë e dobët Shqipëria sot nuk ka se si ta ndihnmojë Kosovën. Investimi personal i kryeministri në Beograd sot nuk vlen asnjë gjë. Serbët nuk ia vlejnë miqësinë e çmuar që ofroi pa kushte.


Ata mendojnë se e kanë këputur Shqipërinë që sot nuk mund të jetë një faktor në problemin e Kosovës. Shqipëria është aktori më i dobët sot në Kosovë. Parlamenti duhet të merret seriozisht me çështjen e Kosovës.

Unë kam propozuar një rezolutë në komision të jashtëm dhe do ishte mirë që të merrej me të,të kishte rezolutë në kushtet kur nuk ka një qëndrim sepse diplomacia jonë sot duhet ta bëjë të qartë se ndarja e Kosovës, ndryshim kufijsh në Ballkan, do kishte vetëm një pasojë.

Nëse Kosova ndahet në veri, atëherë pasoja do ishte bashkim i Shqipërisë me Kosovën, pasoja e arsyeshme dhe e vetme nëse kjo ndodh. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është i vetmi i arsyeshëm. Nuk do të ishte një Shqipëri e madhe por Shqipëri e re, jo e kërkuar nga shqiptarët por e provokuar nga të tjerët”, tha Blushi.

Blushi tha se me provokimet e tyre serbët duan të provokojnë se projekti i një Kosove të pavarur ka dështuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori