Blutë dominuan që nga fillimi i takimit, por Fulhami u tregua stoik në mbrojtje duke mos i lejuar asgjë rastit. Në këtë takim u dalluan Fernando Torres për paraqitje të tmerrshme, duke konfirmuar se nuk vlen 50 milionë funte, ndërsa shumë mirë luajti David Luiz.


torres, ap

Ishte pikërisht Fernando Torres ai që në minutën e 51-të goditi transverzalen e Fulhamit. Para kësaj, spanjolli huqi edhe një rast të mirë në fund të pjesës së parë. Ai u zëvëndësua në minutën e 70-të me Didier Drogban.

cech dempsey, gi

Në fund të takimit Cech shpëtoi Chelsean nga humbja pasi ndali penaltinë e akorduar për Fulhamin në minutën e 93-të, të cilën e huqi Clint Dempsey.

mourinho ne craven cottage 350

Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho i pranishëm në Craven Cottage gjatë ndeshjes Fulham-Chelsea. Foto: AP

Pas javës së 26-të Chelsea edhe zyrtarisht mund të përshëndetet nga titulli në Ligën Premier pasi është plot 12 pikë prapa liderit Manchester United. /Telegrafi/


telegrafi sport app