LAJMI I FUNDIT:

Blinken: SHBA-të nuk inkurajojnë Kievin të sulmojë brenda territorit të Rusisë, por se do të vazhdojë ndihmën ushtarake

Blinken: SHBA-të nuk inkurajojnë Kievin të sulmojë brenda territorit të Rusisë, por se do të vazhdojë ndihmën ushtarake

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se ndihma ushtarake që SHBA-të i dërgojnë Ukrainës, nuk është shenjë se mbështetin çfarëdo konflikti.

Sipas tij, qeveria amerikane nuk inkurajon trupat e Kievit që të godasin brenda territorit të Rusisë, duke theksuar se do të vazhdojnë t’i ofrojnë ndihmë ushtarake Ukrainës që ka nevojë për të për t’u mbrojtur, transmeton Telegrafi


Blinken u shpreh se Washingtoni “as që e ka inkurajuar apo mundësuar ukrainasve të sulmojnë brenda territorit të Ukrainës”.

Megjithatë, shtoi se Shtet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë të vendosur që qeverisë në Kiev t’i ofrojnë “pajisjet e nevojshme që të mbrohen, të mbrojnë territorin e saj dhe lirinë”.

Ndryshe në Washington mbrëmë janë mbajtur bisedimet amerikano-australiane, kurse Blinken në fund të takimit ka thënë se ky partneritet është shumë i rëndësishëm për sigurinë prosperitetin e vendeve dhe rajonit Indo-Paqësor. /Telegrafi/