LAJMI I FUNDIT:

Blinken përsërit qëndrimin se Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit

Blinken përsërit qëndrimin se Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përsëritur qëndrimin e Washingtonit për “Një Kinë” – në të cilën SHBA mban marrëdhënie zyrtare me Pekinin dhe ato “të fuqishme joformale” me Tajvanin.

Megjithatë, Blinken tha se ai ngriti “shqetësimet” e Uashingtonit me Xi për veprimet “provokative” të Kinës në ngushticën e Tajvanit.


Sipas BBC, përcjell Telegrafi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Blinken ka thënë se ka shqetësime në rritje për “veprimet provokuese” të Kinës, por ai përsërit se SHBA nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit.

Nëse do të kishte një krizë mbi Tajvanin, thotë ai, ka të ngjarë “kjo mund të prodhojë një krizë ekonomike që mund të prekë të gjithë botën”.

Ai shpjegon se 50% e trafikut komercial të kontejnerëve kalon nëpër ngushticën e Tajvanit çdo ditë.

Ndryshe, siç kanë raportuar mediat, presidenti kinez Xi Jinping i tha Sekretarit të Shtetit Antony Blinken se ishte “shumë mirë” që SHBA dhe Kina kishin bërë përparim në forcimin e lidhjeve dypalëshe midis dy ekonomive më të mëdha në botë gjatë udhëtimit të tij në Pekin.

“Shpresoj që përmes kësaj vizite, zoti Sekretar, ju do të jepni më shumë kontribute pozitive në stabilizimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA”, citohet t’i ketë thënë Xi diplomatit amerikan të hënën, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme kineze.

“Të dyja palët gjithashtu kanë bërë progres dhe kanë arritur marrëveshje për disa çështje specifike. Kjo është shumë e mirë”, tha ai pa dhënë detaje, sipas një transkripti të takimit të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndërsa Blinken i tha liderit kinez se ishte në “interesin e botës” që lidhjet e qëndrueshme dhe i përshkroi bisedat me zyrtarë të nivelit të lartë gjatë udhëtimit të tij si “të sinqerta” dhe “produktive”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying mori pjesë në takim, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë, duke përfshirë ambasadorin e SHBA në Kinë, Nicholas Burns dhe ministrin e Jashtëm kinez, Qin Gang.

Toni pozitiv që doli nga vizita e Blinken-it në Pekin pritet të rrisë pritshmëritë që marrëdhëniet midis dy superfuqive mund të arrijnë një bazë më të qëndrueshme.

Takimi i Blinken me Xi gjithashtu hedh bazat për bisedimet personale të Xi-Biden më vonë këtë vit.

Ndërkohë Henry Wang, themelues i Qendrës për Kinën dhe Globalizimin, tha se vizita e Blinken do të ishte një katalizator për më shumë ndërveprime dypalëshe midis dy kombeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori