LAJMI I FUNDIT:

Blinken: Mbështetja e Kinës për Rusinë ndërlikon marrëdhëniet me SHBA-të

Blinken: Mbështetja e Kinës për Rusinë ndërlikon marrëdhëniet me SHBA-të

Mbështetja e Kinës për Rusinë në lidhje me luftën në Ukrainë ndërlikon marrëdhëniet tashmë të tensionuara me SHBA-në, tha kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken gjatë një bisede me homologun kinez.

Pas bisedës, ai deklaroi se është e vështirë të jesh “neutral” në një konflikt ku ka një “agresor të qartë”, por se edhe nëse do të ishte e mundur, Kina nuk do të sillej kështu.


“Unë nuk besoj se Kina po sillet në një mënyrë neutrale”, tha Blinken.

Ministri i Jashtëm, kinez Wang Yi deklaroi se SHBA-të janë përgjegjëse për shtrëngimin e marrëdhënieve dhe se politika e SHBA-së pengohet nga këndvështrimi i gabuar ndaj Kinës.

“Shumë njerëz besojnë se SHBA vuan nga kinofobia. Nëse lejohet të rritet, politika e SHBA-së ndaj Kinës do të bëhet një rrugë pa krye”, thuhet në deklaratë.

Blinken dhe Yee folën në Bali, një ditë pas një takimi të anëtarëve të G20, të cilët shprehën mosmarrëveshje rreth luftës së Rusisë në Ukrainë dhe përballjes me pasojat globale të atij konflikti. /Telegrafi/