LAJMI I FUNDIT:

Blinken e kërcënoi me sanksione, Dodik nuk heq dorë prej radikalizimit të situatës

Blinken e kërcënoi me sanksione, Dodik nuk heq dorë prej radikalizimit të situatës

Pas takimit të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës me këshilltarin special të Anthony Blinken, Derek Chollet, anëtari i Kryesisë nga Republika Serbe, Milorad Dodik iu drejtua gazetarëve dhe përsëri komentoi gjerësisht ngjarjet në shtetin boshnjak.

Në fillim të fjalës së tij, ai tha se Republika Serbe respekton Bosnjën dhe Hercegovinën dhe integritetin dhe sovranitetin e saj territorial, ndërsa gabimisht tha se “BeH përbëhet nga dy entitete”.


“Unë thashë se RS nuk ka ndonjë plan konkret drejt shkëputjes, siç duan të na atribuojnë neve, por për këtë po flitet në RS dhe në të gjithë BeH”, tha Dodik, duke deklaruar se çdo akuzë për destabilizimin është e panevojshme, raporton klix.ba.

Shtetet e Bashkuara thanë se do të përpiqen ta parandalojnë çdo sjellje të njëanshme, për të cilën Dodik u përgjigj se komuniteti ndërkombëtar po sillet në këtë mënyrë, duke përmendur si shembull kompetencat e OHR-së në Bon dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të BeH.

“Ne kemi përgatitur informacion të gjerë për shkeljen e Kushtetutës në BeH dhe ia kemi dorëzuar NARS-it… Kur bëhet fjalë për kompetencat, ndalimi i asgjësimit të pasurisë ushtarake do të jetë i pari. RS do të miratojë një ligj të ri për pyjet dhe padiskutim të përcaktojë se është pronar i tokës bujqësore”, tha Dodik.

Dodik thekson se në letrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken theksohet edhe nevoja e ofrimit të punës në nivel shtetëror, pra zhbllokimit të institucioneve.

“Ju e dini që puna nuk po bëhet në nivelin e vendimmarrjes në institucionet shtetërore. Kjo do të vazhdojë. Situata është komplekse… Kemi parë edhe disa takime që po zhvillohen në Evropë. Ne i kuptojmë mesazhet”, tha Dodik.

Mirëpo, pasi u pyet nga gazetarët, ai prezantoi më në detaje përmbajtjen e letrës.

“Në letër thuhet se nëse Amerika detyrohet të vendosë disa sanksione, është një lajm i mirë për publikun boshnjak. Unë thashë ‘vetëm ju vendosni sanksione, ne do të vendosim politikat tona’. Çdo vendosje sanksionesh vetëm sa do ta radikalizojë më tej situatën dhe do të bëhet e pakthyeshme mosfunksionimi i Bosnjës”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë
Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënohet me vrasje edhe kryeministri polak

Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënohet me vrasje edhe kryeministri polak

Evropa
Kalo në kategori