LAJMI I FUNDIT:

Blerësit nuk i duan televizorët tredimensional

Blerësit nuk i duan televizorët tredimensional

Shumica e blerësve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë ende nuk planifikojnë të blejnë televizorë me mundësi të paraqitjes së pamjes tredimensionale (3D).

Sipas hulumtimit të kompanisë Nielsen, shumica e blerësve në SHBA dhe Kanada jo që nuk janë të interesuar për blerjen e 3D HDTV-ve, por nuk i duan ata fare. Nga të anketuarit, 59% kanë thënë se vitin e ardhshëm “sigurisht nuk do të blejnë” televizor HD me paraqitje tredimensionale të pamjes.


Gjithsej gjashtë për qind e të anketuarve kanë thënë se me gjasë do të blejnë një televizor të tillë, derisa një e treta e të anketuarve ende janë të pavendosur. Dy për qind tanimë kanë 3D televizor. Në Evropë pranueshmëria e teknologjisë 3D në televizorë është pak më e lartë. Kështu, 45 për qind e të anketuarve janë deklaruar se nuk do të blejnë 3D TV, derisa 15 për qind planifikojnë që ta bëjnë këtë gjë gjatë vitit të ardhshëm.

Nga përmbajtjet të cilat ata do të dëshironin të shohin në 3D, pjesa më e madhe e të anketuarve kanë zgjedhur sportin, e më pas filmat dokumentarë mbi natyrën. /Telegrafi/