LAJMI I FUNDIT:

Bleona Qereti shkëlqen në Oscars 2025, mbulohet me diamantë

Bleona Qereti shkëlqen në Oscars 2025, mbulohet me diamantë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka qenë sërish pjesë e ceremonisë prestigjioze, Oscars.

Kjo nuk është hera e parë dhe tashmë artistja merr vëmendje me paraqitjet glamuroze.

Ylli tani me famë botërore ka mahnitur me një fustan me gurë me detaje interesante.


Foto: Screenshot/Instagram

E veç kësaj, në sy kanë rënë diamantet e Bleonës, që kapin një vlerë të madhe.

“Sa i përket natës së shkuar. Oscars 2025”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Rita Ora shkëlqen me elegancë në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars
Lexo po ashtu Rita Ora shkëlqen me elegancë në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ceremonia e 97-të e Oscars, e mbajtur në Los Angeles, kurorëzoi “Anora” si fituesin absolut të mbrëmjes.

Filmi i regjisorit Sean Baker fitoi pesë çmime, duke përfshirë atë për ‘Filmin më të mirë’, ‘Regjinë më të mirë’, ‘Skenarin më të mirë origjinal ‘dhe ‘Editimin më të mirë’. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by B L E O N A (@bleona)