LAJMI I FUNDIT:

Bleona Qereti maskohet si gazetare, dhe i interviston njerëzit rrugës duke i pyetur rreth saj

Bleona Qereti maskohet si gazetare, dhe i interviston njerëzit rrugës duke i pyetur rreth saj
Foto: Bleona Qereti/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka qenë sërish e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, e ndërsa nuk ka hezituar që të bëjë edhe një xhirim mjaft interesant për një nga kronikat e emisionit.


Qereti kësaj radhe është maskuar si një gazetare, e ndërsa ka marrë mikrofonin për t’i pyetur njerëzit rrugës, se çfarë mendimi kanë ata për Bleona Qeretin?

Ajo ka intervistuar shumë figura publike, të cilët e kanë kuptuar shakanë e saj dhe me të bërë pyetjen shumica fillonin të qeshnin.

Bleona Qereti (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images)

Ndërsa qytetarët në rrugë që intervistonte, shumica nuk e dinin që ishte ajo, dhe jepnin mendimet lirshëm rreth saj.

Këtë video, ajo e ka publikuar të plotë për ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa i ka bërë shumë për të qeshur shmicën e fansave.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Nga të famshmit që u intervistuan para mikrofonit të saj ishin: Sinan Hoxha, DJ Sardi, Fifi, Ingrit Gjoni etj. /Telegrafi/