Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka shprehur një mbështetje të pakursyer për kandidatin republikan, Donald Trump, në zgjedhjet e fundit në Amerikë.

Megjithëse ky i fundit pësoi humbje, duket se vazhdimisht e konteston rezultatin e zgjedhjeve, të cilat shfaqën fitues kandidatin demokrat Joe Biden.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, Trump iu referuar virusit vdekjeprurës, COVID-19, duke e krahasuar me gripin e zakonshëm sezonal.

Donald Trump dhe Melania Trump (Foto: Chip Somodevilla/Getty Images/Guliver)

“E mahnitshme. A do të fillojë gripi i zakonshëm të vrasë përsëri njerëz apo COVID e eleminoi atë njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Trump në Instagram.

Aty nuk ka munguar një koment i Bleonës, e cila ka hedhur dyshime për manipulimet në zgjedhje përmes pandemisë globale.

Foto: Bleona/InstaStory

“Kjo gjëja e coronës ishte e gjitha në mënyrë që ata të mund të përdornin postën në votat e munguara – shumë e thjeshtë”, ka shkruar Qereti në komentin e saj.

Aty gjithashtu ka pasur një replikë nga një ndjekës që i ka thënë asaj se i vjen turp për komentin që ka bërë, ndërsa e njëjta i është kthyer ndjekësit duke i thënë se shpreson që “Jezusi ta ruajë atë”.

Këto replika dhe komente, Bleona i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, duke etiketuar edhe ish-presidentin Donald Trump. /Telegrafi/