LAJMI I FUNDIT:

Blend Baftiu zgjidhet “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligën e Kosovës

Blend Baftiu zgjidhet “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 32-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të Dritës, Blendi Baftiu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Naser Bunjaku, Luan Tabaku dhe Skender Kapra.


Komisioni vlerësoi se Baftiu ishte lojtari më i spikatur në fitoren tejet të rëndësishme që Drita e realizoi kundër Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë (2:0). Përveç golit të realizuar, Blendi pati paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e Drita, Blend Baftiu e ndau Albi Humolli, menaxher për zhvillim të biznesit “Albi Group”.

Për Blend Baftiu ky ishte çmimi i parë në këtë edicion. Ai u shpreh i lumtur dhe falënderues për bashkëlojtarët dhe për tifozët ‘Intelektualët’.

“Jam shumë i lumtur për çmimin, i cili do të jetë motiv shtesë për ndeshjet e fundit të këtij edicioni. Për këtë i falënderoj bashkëlojtarët, pa të cilët kjo nuk do të ishte e mundur, por në veçanti jam i lumtur për fitoren e arritur dje kundër Llapit”, ka thënë fillimisht Baftiu për faqen zyrtare të FFK-së.

“Një fitore shumë e rëndësishme për vazhdimësinë drejt qëllimit tonë, e që është titulli kampion. I falënderoj edhe tifozët tanë ‘Intelektualët’ për mbështetjen e vazhdueshme që na kanë dhënë gjatë gjithë vitit, e sidomos  në takimin e djeshëm”.

“Shpresoj dhe besoj se edhe të dielën kundër Ballkanit, që ndoshta është edhe ndeshja më e rëndësishme e kampionatit, të jemi triumfues. Drita FC si me organizim, ashtu edhe me fondin e futbollistëve është skuadër që e meriton titullin e kampionit në këtë edicion”, përfundoi ylli i Dritës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori