LAJMI I FUNDIT:

Bleart Tolaj i lumtur që u bashkua me Prishtinën: Interesimi i kampionit nder për mua

Bleart Tolaj i lumtur që u bashkua me Prishtinën: Interesimi i kampionit nder për mua

Prishtina ka prezantuar sulmuesin Bleart Tolaj, i cili ka thënë se është i lumtur që do të veshë fanellën e këtij klubi.

Bleart Tolaj është 21 vjeç nga Deçani, ndërsa luan në tre pozitat e vijës së sulmit.


Te Prishtina ai transferohet nga Hajduk i Splitit, ndërsa në të shkuarën ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Përfaqësueses së Kosovës, nga U17 deri U21.

Prishtina tjetër goditje nga Hajduk Spilit, Bleart Tolaj pritet të kalojë te kampioni
Lexo po ashtu Prishtina tjetër goditje nga Hajduk Spilit, Bleart Tolaj pritet të kalojë te kampioni

Ai luan me këmbën e djathtë, ndërsa ka qenë pjesë e Vëllaznimit dhe Hajdukut, ku ka bërë paraqitje zyrtare në Hajduk “B”.

Tolaj ka thënë se është i lumtur që ka nënshkruar me Prishtinën.

“Prishtina e sapo shpallur kampione dhe të interesohej për mua ishte nder për mua, çka pa hezituar pranova të jem pjesë e saj. Është ndjenjë e mirë të jem pjesë e skuadrës më të madhe në vend”, ka thënë ai fillimisht.

Sulmuesi thotë se konkurrenca është e fortë dhe do të mundohet të tregojë aftësitë e tij që të kalojë sërish në Evropë.

“Është e vërtet, në skuadër ka konkurrencë shumë të fortë. Por, me punën time, me ardhjen, ta quaj nga një kampionat evropian siç është ai kroat, të arrijë t’i ndihmoj ekipit që t’i realizoj planet e saj dhe pastaj edhe për ta ndihmua vetën dhe si në një trampolinë të siguroj ndonjë skuadër evropiane”, përfundoi ai.

Tolaj dhe Prishtina kanë nënshkruar kontratë tre vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori