LAJMI I FUNDIT:

Blake publikon këngën e re “Gjendje”

Blake publikon këngën e re “Gjendje”
Foto: Blake/Instagram

Reperi Blake ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Gjendje” mban titullin kënga e re, e cila është e rrymave RnB dhe hip-hop.


Kënga është produkt i producentit Skizo, gjersa është shkruar nga vet Blake dhe me “beat” të punuar nga Skizo dhe Bled Beats.

Foto: Blake/Instagram

“Gjendje” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin rep-artisti vjen i vetëm pothuajse në të gjitha skenat, teksa interpreton këngën.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Dardan Visuals.

Blake numëron tashmë disa projekte muzikore të suksesshme, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/