LAJMI I FUNDIT:

“Black Coffee”, DJ i njohur botëror vjen këtë vit në Sunny Hill Festival

“Black Coffee”, DJ i njohur botëror vjen këtë vit në Sunny Hill Festival

Pas Burna Boy, edhe DJ me nam ndërkombëtar – Black Coffee, fituesi i çmimit Grammy do të jetë pjesë e edicionit të sivjetëm të Sunny Hill Festival.

Këtë vit, dyfish më shumë artistë të mëdhenj ndërkombëtar e vendorë do ngjiten në skenat e Sunny Hill Festival. Në edicionin që do të jetë më i madhi deri më tani për nga numri i skenave dhe artistëve do të performojë edhe emri më i dashur i zhanrit dhe kategorisë së tij – DJ Black Coffee.


Black Coffee momentalisht është një nga DJ me të njohur në botë. Nga turmat në Ibizia e deri te performancat me mijëra persona në festivale me nam e nëpër klube të ndryshme të botës, Black Coffe ka arritur që emri i tij të jetë përkrah artistëve të njohur si Drake, Alicia Keys, P Diddy e shumë të tjerë.

Ai u bë i pari afrikan që fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë Dance/Electronic me “Subconsciously”.

Artisti nga Afrika Jugore, u bë DJ i parë afrikan që performoi në  “Madison Square Garden” në New York ku shiti të gjitha biletat për koncertin e tij në atë që jo-zyrtarisht njihet edhe si vendi më i famshëm për të performouar.

Këtë vit Sunny Hill do të mbahet nga 25 deri më 28 gusht në Parkun Sunny Hill në Bërnicë të Poshtme. Artisti i pari i konfirmuar nga Festivali ishte sensacioni i stilit afro-fusion dhe fituesi i çmimit Grammy, Burna Boy.

Për më shumë detaje rreth edicionit të ri të Sunny Hill Festival, ndiqni kanalet zyrtare të festivalit në Instagram, Facebook apo TikTok. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Magazina
Santiana Maloku tregon se është një myslimane e devotshme, ndërsa publikon fotografi duke kryer faljen e mëngjesit

Santiana Maloku tregon se është një myslimane e devotshme, ndërsa publikon fotografi duke kryer faljen e mëngjesit

Magazina
Naomi Campbell nxjerr në shitje veturën e re luksoze të dizajnuar në partneritet me gjigantin BMW

Naomi Campbell nxjerr në shitje veturën e re luksoze të dizajnuar në partneritet me gjigantin BMW

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Me pamje rinore dhe në top formë, Teuta Krasniqi duket tejet e freskët në fotografitë e fundit

Me pamje rinore dhe në top formë, Teuta Krasniqi duket tejet e freskët në fotografitë e fundit

Magazina
Getinjo publikon fotografi nga

Getinjo publikon fotografi nga "burgu": Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët

Magazina
Kalo në kategori