Burim Piraj, pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “Meka”, e cila gjendet në fshatin Pllavë të komunës së Dragashit, gjatë vitit që lamë pas punëtorëve ua ka dhënë për herë të parë pagën e 13-të. Piraj thotë se sivjet po planifikon që punëtorëve t’ua japë edhe pagën e 14-të. Sipas tij, suksesi i biznesit është i garantuar vetëm kur punëtorët janë të kënaqur me punën e tyre
Është veprim i zakonshëm për një kompani të Zvicrës, por jo edhe të Kosovës. Kompania kosovare “Meka”, e cila merret me përpunimin e mishit, në fund të vitit të kaluar ua ka paguar të gjithë punëtorëve të vet edhe pagën e 13-të, për dallim nga shumica e bizneseve private në vend që ua vonojnë pagat punëtorëve apo edhe nuk ua paguajnë kontributet pensionale.
Pronari i kësaj kompanie, Burim Piraj, thotë se për herë të parë që nga fillimi i punës vitin e kaluar ka arritur t’ua paguajë 43 punëtorëve pagën e 13-të, e cila kishte obligime shtesë për kompaninë.
Megjithatë, ai shprehet i kënaqur me një vendim të tillë pasi që, siç thotë ai, suksesi i një biznesi është i garantuar vetëm kur punëtorët janë të kënaqur me punën e tyre.
“E kuptoj se në Kosovë punëtorët në sektorin privat shkelen shumë, mirëpo unë dua ta jap një shembull ndryshe. Jam i kënaqur që ua kam paguar punëtorëve pagën e 13-të, pasi që zhvillimi i biznesit tim po ndodh falë kontributit të punëtorëve. Dhe punën e tyre kam vendosur që t’ua shpërblejë me pagën e 13-të”, thotë Piraj për “Zërin”, duke shtuar se sivjet do të punojë që në dhjetor punëtorëve t’ua japë edhe pagën e 14-të. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin
S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes