LAJMI I FUNDIT:

Bizneset kundërshtojnë liberalizimin e tregut të energjisë, kërkohet shtyrja e procesit

Bizneset kundërshtojnë liberalizimin e tregut të energjisë, kërkohet shtyrja e procesit

Në takimin e grupeve parlamentare me përfaqësuesit e biznesit për të diskutuar daljen në treg të hapur të energjisë për biznese, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi tha se më shumë se tri vjet bëjnë përpjekje dhe diskutojnë si komunitet, siç tha ai për një sfidë që po iu paraqitet bizneseve dhe operatorëve të energjisë në kalimin nga tregu i rregulluar i energjisë në tregun siç e quajti ai të de-rregulluar të energjisë.

Për këtë Rukiqi tha se pasojat kanë me qenë të mëdha si për biznese ashtu edhe për konsumatorët.


“Kalimi në tregun e de-rregulluar kosto e energjisë elektrike ka një normë më të lartë për prodhuesit 30-40 për qind. Kjo nënkupton edhe rritje të çmimeve për produktet dhe rritje të kosto të jetesës së qytetarëve. Kostoja do të jetë e pa përballueshme për bizneset”, theksoi Rukiqi.

Ai po ashtu tha se Kosova ka miratuar një pako ligjore e cila i ka hapur rrugë tregut të energjisë, e cila është proklamuar si një arritje e madhe për tregun rajonal të energjisë.

Odat ekonomike: Kuvendi i Kosovës të marrë vendim urgjent për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike
Lexo po ashtu Odat ekonomike: Kuvendi i Kosovës të marrë vendim urgjent për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike

Edhe drejtori i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha theksoi se nga monopoli i rregulluar po ndodhë një monopol i de-rregulluar, që nënkupton rritje të kostos për prodhuesit dhe siç potencoi ai po rrezikohen vendet e punës.

Panxha tha se jo vetëm që duhet me u shtyrë tregu i hapur, por kërkoj të rishikohet baza ligjore.

“Jo vetëm që të kemi shtyrje të këtij procesi, por të rishikohet komplet baza ligjore”, tha Panxha.

Pas dëgjimit të ankesave nga ana e komunitetit të biznesit, deputetja nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari-Lila theksoi se në situatën aktuale janë paradokset të cilat veç u përmenden, megjithatë ajo shtoi se të hënën kanë pasur një takim me drejtues të ZRRE-së për mundësinë e thirrjes të një seance të veçantë në Kuvend për të bërë një ndalesë afatshkurtër në liberalizmin e tregut të energjisë.

Klubi i Prodhuesve takojnë kryetarin e AAK-së, flasin për liberalizimin e tregut të energjisë
Lexo po ashtu Klubi i Prodhuesve takojnë kryetarin e AAK-së, flasin për liberalizimin e tregut të energjisë

Ndërsa, deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa tha se duhet analizuar plotësim ndryshim i legjislacionit në fuqi që tregu i lirë të ketë çmime të lira.

Kurse, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri janë kundër çdo rritje të energjisë elektrike për sektorin privat.

“Pra, nuk jemi që të kemi kolaps në sektorin privat. Duhet një zgjidhje. Si grup parlamentar jemi kundër hapjes së tregut që është në dëm të bizneseve sidomos në kohë pandemie”, theksoi ai.

Nga 1 prilli parashihet kalimi i bizneseve në tregun e hapur të energjisë elektrike, të cilin sistem po e kundërshtojnë bizneset. /KP/