Klubi i Prodhuesve takojnë kryetarin e AAK-së, flasin për liberalizimin e tregut të energjisë
Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve së bashku me Astrit Rexhaj nga Kllasteri i Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme, në kuadër të Partneritetit për Zhvillim Ekonomik u takuan sot me kryetarin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjatë takimit u bisedua mbi gjendjen e sektorit të prodhimit në përgjithësi, ku edhe e informuan për sukseset e rritjes së eksporteve të produkteve vendore. Mirëpo, në fokus të veçantë gjatë këtij takimi ishte gjendja e prodhuesve dhe furnizimi me energji, ku me këtë rast Partneriteti për Zhvillim Ekonomik kërkoi nga ky takim mbështetjen e Haradinajt për shtyrjen e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë.
“Duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk janë krijuar kushtet për liberalizim të tregut dhe ku furnizim me energji elektrike ende ofrohet nga vetëm një operator, Partneriteti për Zhvillim kërkon të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për shtyrjen e serishme të këtij afati deri në krijimin e rrethanave të cilat do të mundësonin liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Kjo për shkak se si prodhuesit vendor, por edhe konsumatorët komercial në mungesë të konkurrencës për ofrimin e energjisë, përballen me rrethana të cilat e ulin fuqinë e tyre negociuse si konsumatorë, kështu duke paguar potencialisht për tarifa të energjisë elektrike më të larta se mesatarja e tarifave të rregulluara. Kjo gjendje shkel parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë, që është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës, dhe dëmton rëndë konsumatorin e veçanërisht prodhuesin vendor”, thuhet në njoftim.
Haradinaj tregoi që ju ka qëndruar gjithnjë pranë prodhuesve dhe do të vazhdoj të përkrah në vazhdimësi ata, si në këtë çështje por edhe në iniciativa tjera të cilat janë në të mirën e përgjithshme të prodhuesve.
Partneritetit për Zhvillim Ekonomik është iniciativë e Klubit të Prodhuesve të Kosovës së bashku me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit, Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Kllasterin e Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme, Shoqatën Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve, dhe Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj