LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin në rrezik, hakerat vjedhin 65 milionë dollarë

Bitcoin në rrezik, hakerat vjedhin 65 milionë dollarë

Monedha virtuale, Bitcoin, u zhyt në tregje menjëherë pas vjedhjes më të madhe të ndodhur ndonjëherë në rrjet sa i përket monedhës.

Hakerat vodhën kështu Bitcoin për një vlerë totale prej 65 milionë dollarësh. Për rrjedhojë, Bitcoin u zhvlerësua me 5.5 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke e çuar rënien dy ditore pranë 13 për qind. Të hënën, rënia ra pranë 6.2 për qind, paçka se nuk është ende e qartë nëse rënia e së Hënës ka të bëjë me vjedhjen.


Një ndër kompanitë më të mëdha të globit që merret me tregtimin e monedhës virtuale njoftoi bllokimin e çdo transaksioni menjëherë pasi u zbulua ndërhyrja në sistemin e sigurisë. Kompania shprehet se autoritetet e zbatimit të ligjit po hetojnë çështjen duke pranuar gjithashtu se disa bitcoin janë vjedhur nga klientët e saj.

Kompania, nëpërmjet një komunikimi për mediat, pranon se, hakerat vodhën 119,5756 bitcoin nga klientët e saj, ose 65 milionë dollarë me vlerën e tyre në treg sot. Vjedhja është limituar vetëm në monedhën virtuale dhe depozitat në dollarë amerikanë raportohen si të pacenuara nga vetë kompania.

Kjo i ka shkaktuar monedhës virtuale një humbje kolosale në vlerë kapitalizmi në treg, prej 1.5 miliard dollarësh në vetëm dy ditë. /Telegrafi/