LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin fillon ta rimerr veten, çmimi tejkalon 30 mijë dollarëshin

Bitcoin fillon ta rimerr veten, çmimi tejkalon 30 mijë dollarëshin

Pas një rritje të vazhdueshme të vlerave të kriptovalutave, java kishte filluar me një rënie të theksuar të çmimeve të tyre.

Për herë të parë që nga 22 qershori, Bitcoin është zhvlerësuar në vlerën prej 30 mijë dollarë.


Rënia e kësaj kriptovalute erdhi pas një shitje të madhe në tregjet botërore të aksioneve.

Mirëpo, sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, Bitcoin ka filluar ta rimerr vetën.

Rreth 100 miliardë dollarë 'zhduken' nga tregu i kriptovalutave, Bitcoin zhvlerësohet për 50 për qind
Lexo po ashtu Rreth 100 miliardë dollarë 'zhduken' nga tregu i kriptovalutave, Bitcoin zhvlerësohet për 50 për qind

Aktualisht kjo kriptovalutë po tregtohet me rreth 30,700 dollarë, një rritje prej 3 për qind.

Që nga niveli i lartë i historisë së Bitcoinit, gati 65 mijë dollarë në mes të prillit, çmimi i saj ka rënë mbi 50 për qind. /Telegrafi/