LAJMI I FUNDIT:

Bislimi i VV-së: Qytetarët kanë pritje të mëdha për qeverinë e re – duhet t’i qasemi ndryshe buxhetit të shtetit

Bislimi i VV-së: Qytetarët kanë pritje të mëdha për qeverinë e re – duhet t’i qasemi ndryshe buxhetit të shtetit

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se pas fitores së këtij subjekti politik në zgjedhjet e 6 tetorit, qytetarët kanë pritje të mëdha për qeverinë e re.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, qeveria në ardhje do të këtë qasje ndryshe sa i përket buxhetit të shtetit, aseteve, ndërmarrjeve publike…

“Me 6 tetor e përmbyllëm një fushatë shumë intenzive, shumë të pastër dhe afirmative nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe nga subjektet tjera pjesëmarrëse ne zgjedhje.

Fitorja është e madhe për arsye se edhe pritjet e qytetarëve nga qeverisja e re janë shumë të mëdha. Si qytetarët e vendit ashtu edhe miqtë tanë nga regjioni e më larg, me të drejtë presin që qeveria e re të prezantojë një qasje komplet ndryshe si ndaj buxhetit të shtetit ashtu edhe ndaj aseteve e ndërmarrjeve publike; si ndaj nxënësve ashtu edhe pensionistëve; si ndaj punëtorëve ashtu edhe ndërmarrësve; si ndaj gruas ashtu edhe të rinjve; si ndaj qytetarëve këtu (pa dallim etnie) ashtu edhe mërgatës. Një qasje bashkëpunuese ndaj opozitës. E parasëgjithash një fjalor në komunikim që reflekton respekt ndaj secilit e për secilin”, ka thënë Bislimi.

Ai ka theksuar se, Qeveria Kurti do të dëshmojë punën dhe përkushtimin ndaj popullit, duke thënë se gjuha përçmuese e përçarëse që ka qenë e zakonshme në komunikimin e ish pozitës me ne, përfundimisht i takon së kaluarës.

“Dhe kanë të drejtë në këto pritje. Është tejet e rëndësishme që secili prej nesh, pa marrë parasysh deputet apo asamblist, aktivist apo mbështetës, të dëshmojmë secilën ditë të lume që këto pritje do të përmbushen. Që gjuha përçmuese e përçarëse që ka qenë e zakonshme në komunikimin e ish pozitës me ne, përfundimisht i takon së kaluarës. Që secili qytetar i vendit të ketë arsye të ndihet rehat nën qeverisjen tonë. Vetëm kështu tregojmë se e meritojmë besimin që na është dhënë më 6 tetor”, ka shkruar ai në rrjetin social, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori