LAJMI I FUNDIT:

Bislimi udhëton drejt Brukselit, nesër takohet me Petkoviqin

Bislimi udhëton drejt Brukselit, nesër takohet me Petkoviqin

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku të enjten (nesër) do të takohet me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq.

Siç thuhet në njoftimin e Kryeministrisë, Bislimi do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.


“Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve”, thuhet në njoftim.​