LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: U formalizuan 12 mijë vende pune, vetëm 1,400 prej tyre kanë humbur punën

Bislimi: U formalizuan 12 mijë vende pune, vetëm 1,400 prej tyre kanë humbur punën
Ministri i Financave, Besnik Bislimi | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në prezantimin e të arriturave në 100 ditshin e Qeverisë së Kosovës ka thënë se, pas miratimit të Pakos Emergjente Fiskale janë formalizuar 12 mijë vende pune, kurse 1,400 prej tyre janë larguar nga puna.

Sipas tij, aktiviteti i MFT-së është përdorë për pakon dhe përcjelljen në zbatimin e saj.


“Aktiviteti i Ministrisë së Financave ka qenë e fokusuar gjatë kësaj kohe në tri aktivitete: përgatitja e financave për buxhetin e vitit 2020, intervenimet që është dashur të bëhen e që buxheti me qenë më afër standardeve të një buxheti normal. Pjesa tjetër është përdorë për Pakon Emergjente Fiskale dhe përcjelljen në zbatimin e saj”, tha Bislimi, përcjell Telegrafi.

Duke përmendur edhe diskutimin për marrëveshje financiare, Bislimi tha po ashtu se buxheti nuk është dëmtuar ashtu siç është pritur nga ekspertët që do të ndodhë në kohën e pandemisë.

“60 ditë pas fillimit të masave, doganat kanë raportuar vetëm 35 milionë euro rënie të të hyrave në raport me vitin e kaluar, që është një performancë e jashtë zakonshme, që na bën shumë optimist edhe për periudhën e ardhshme”, tha ai.

Ulja e papunësisë në Kosovë, këto janë shifrat e fundit zyrtare që flasin për situatën aktuale
Lexo po ashtu Ulja e papunësisë në Kosovë, këto janë shifrat e fundit zyrtare që flasin për situatën aktuale

Bislimi tregoi se janë formalizuar 12 mijë vende pune, kurse 1,400 prej tyre kanë humbur vendet e punës.

“Kemi 12 mijë vende të reja të punës të formalizuara. Formalizmi llogaritet si e arritur e madhe e Qeverisë. Kemi vetëm 1,400 persona që kanë humbur vendin e punës”, tha Bislimi.

Ditë më parë, Bislimi kishte deklaruar se papunësia në vend është më e ulëta në 20 vjetët e fundit.

Ai me anë të një shkrimi në Facebook, kishte thënë se ndryshimi mes të regjistruarve të rinj dhe atyre që kanë humbur vendin e punës, brenda vetëm një muaji është ulur për 6.6 për qind. /Telegrafi/