LAJMI I FUNDIT:

Bislimi tha se BE-ja ka vërejtje në dy nga gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin, kryeministri: S’jam në dijeni

Bislimi tha se BE-ja ka vërejtje në dy nga gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin, kryeministri: S’jam në dijeni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të mërkurën se nuk është në dijeni që Bashkimi Evropian ka vërejtje në dy nga gjashtë kushtet e vendosura nga ai për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse një gjë të tillë e ka deklaruar ditë më parë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Në një deklarim për media, Kurti tha se do të takohet me Bislimin për të kuptuar se çfarë komunikimi ka pasur ai me vendet e BE-së.


Bislimi thotë se BE ka vërejtje në dy nga gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin
Lexo po ashtu Bislimi thotë se BE ka vërejtje në dy nga gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin

“Unë nuk jam në dijeni për ndonjë vërejtje të tillë për dy nga gjashtë kushtet. Mbase duhet ta takoj e të shoh se çfarë komunikimi ka pasur me vendet e BE-së”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Ai tutje ritheksoi se gjashtë kushtet e vendosura mundësojnë që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Ndryshe, Bislimi gjatë një konference për media javën e kaluar ka deklaruar se BE-ja ka vërejtje në dy nga gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin, por nuk ka treguar se cilat janë ato.

“Bashkimi Evropian ka vërejtjet e saj në dy kushte, por se cilat janë ato dhe në cilat kanë vërejtje mund ta pyesin Lajçakun kur të jetë në Prishtinë”, ka thënë Bislimi.

E njërën nga këto vërejtje e ka zbuluar gjatë një interviste televizive deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj. Ai ka thënë se BE-ja po e kundërshton kushtin e reciprocitetit.

Deputeti i LVV-së zbulon njërin nga kushtet e Kurtit për Asociacionin që po e kundërshton BE-ja
Lexo po ashtu Deputeti i LVV-së zbulon njërin nga kushtet e Kurtit për Asociacionin që po e kundërshton BE-ja

“LVV përballë Serbisë ka vendosur që çështje e reciprocitetit te jetë në dialog. Pra nëse mund të ketë një Asociacion pa kompetenca ekzekutive dhe publike, e njëjta gjë duhet të jetë edhe për shqiptarët që jetojnë në Luginë. Nëse 4% e popullatës serbe që jetojnë në Kosovë sot drejton 10 komuna në Kosovë dhe kanë 10 deputetë, ka ligjin e dyfishtë, derisa ka dyfishë më shumë shqiptarë në Luginë dhe ata nuk kanë të drejta në Serbi”, ka deklaruar Rexhaj.

Para dy javësh, Kurti në Kuvendi ka prezantuar gjashtë kushte për formimin e Asociacionit. Kushtet e Kurtit janë që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe se nuk mund të jetë njëetnik e as të bartë pushtet publik apo ekzekutiv; që në mes të Kosovës dhe Serbisë të vlejë parimi i reciprocitetit për të drejtat e pakicave kombëtare; që strukturat ilegale të Serbisë në veri të shuhen dhe të bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale; që Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes finale dhe të zbatohet pas njohjes reciproke; si dhe që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, t’i tërheqë letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori