LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Stabiliteti politik, na ndihmoi në adresimin e problemeve të krijuara pas pandemisë

Bislimi: Stabiliteti politik, na ndihmoi në adresimin e problemeve të krijuara pas pandemisë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në tryezën e diskutimit me temë “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”.

Pjesë e këtij paneli ishte dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile.


Në fjalën e tij hyrëse, zëvendëskryeministri tha se në situatën e krijuar nga efektet e post-pandemisë e inflacioni dhe kriza energjetike shkaktuar nga lufta në Ukrainë, me rëndësi është aftësia e Qeverisë që të ndërhyjë në momentin e duhur, në mënyrë të targetuar.

“Elementi më i rëndësishëm është stabiliteti politik, i cili ka mundësuar pikërisht adresimin e shpejtë dhe të targetuar mirë të masave të Qeverisë ndaj nevojave të qytetarëve”.

“Prioritetet e qeverisjes sonë, përqendrohen në dy fusha kyçe si drejtësia dhe ekonomia. Për ne është i rëndësishëm rezultati që arrijmë sidomos në këtë drejtim. Ky raport, i potencon dhe reflekton të arriturat e Qeverisë në 12 muajt e fundit. Sidomos për sa i përket zhvillimit ekonomik, shifrat, statistikat, faktet dhe vlerësimet edhe nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar e shumë të tjera, riafirmojnë dhe pasqyrojnë këto të arritura”, ka potencuar Bislimi.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi strategjitë dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria, të cilat janë vlerësuar dhe në Raportin për Vendin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori