LAJMI I FUNDIT:

Bislimi reagon pas sulmit me gurë ndaj autobusit nga Kosova në Serbi

Bislimi reagon pas sulmit me gurë ndaj autobusit nga Kosova në Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka dënuar sulmin me gurë ndaj autobusit të kompanisë “Turist Kosova e Re”, që ndodhi të shtunën në Serbi.

Bislimi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se për këtë rast janë njoftuar autoritetet serbe, por të njëjtat nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim.


“Dënojmë ashpër sulmin e planifikuar ndaj autobusit nga Kosova, gjatë daljes nga autostrada në Serbi. Autoritetet serbe janë informuar për sulmin, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Ky mosveprim mund të interpretohet lehtësisht si ftesë e nënkuptuar për akte të tilla të tmerrshme”, ka shkruar Bislimi.

Autobusi i kompanisë “Turist Kosova e Re” u sulmua të shtunën rreth orës 18:50 më rrugën Nish-Leskovc, derisa po kthehej nga Zvicra në Kosovë.

Sipas kompanisë në autobus kanë qenë 20 udhëtar që fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime, ndërkaq sulmi është kryer nga dy persona të maskuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori