LAJMI I FUNDIT:

Biserko: Beogradi fajtor për kaosin që e provokon në Ballkan

Biserko: Beogradi fajtor për kaosin që e provokon në Ballkan

Beogradi nuk është pajtuar me largimin e Malit të Zi dhe në të gjitha mënyrat është duke u munduar të provokuar kaos me ndihmën e aktorëve lokalë, ka vlerësuar kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Ajo beson se raportet e Serbisë me fqinjët është dëshmi e rikthimit në vitet e 90-ta, dhe se marrëdhëniet rajonale aktualisht janë në prag të një goditje, transmeton Telegrafi.


“Mosbesimi tek të gjithë fqinjët sipas Serbisë është i arsyeshëm, por me këtë Beogradi po ngrit tensionet, vazhdimisht falsifikon dhe trillon jo vetëm historinë por edhe realitetin”, ka deklaruar Biserko gjatë një interviste dhënë për “Pobjeda”.

Sipas saj, Serbia vazhdimisht destabilizon apo të paktën kështu është duke u munduar në Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Në gjithë këtë më së keqi kalojnë serbët e Kosovës që jetojnë në paqëndrueshmëri dhe nën presion të vazhdueshëm nga Beogradi. E ardhmja e tyre varet nga papërgjegjësia e dy presidentëve”, ka shtuar Biserko.

“Beogradi nuk është pajtuar me largimin e Malit të Zi, dhe në të gjitha mënyrat është duke u munduar të provokojë kaos me ndihmën e aktorëve lokalë. Serbia nuk i zgjedh fjalët kur kualifikon pozitën e serbëve në Mal të Zi, por edhe shtetësinë malazeze. Në këtë aspekt Kosova i shërben Beogradit për të vendosur në Malin e Zi një Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë për fund Biserko. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori