Biseda prekëse e Mbappes me tifozin e ri të diagnostikuar me kancer – francezi komunikon në gjuhën spanjolle të perfeksionuar

2021/03/EvZODkbXYAERlMv.jpg

Kylian Mbappe tregoi anën e tij të ndejshme, ndërsa i duhej pak kohë për të folur me një fëmijë në spital në New York.

Ylli i Paris Saint Germain foli me djalin e ri që po lufton me kancerin, kryesisht për futbollin, dhe e bëri atë në gjuhën spanjolle të përsosur.


Francezi iu afrua kamerës me një përshëndetje të ngrohtë dhe tifozi i ri u prek.

https://twitter.com/KMbappeTeam/status/1366056392008871937

"Unë jam i shokuar sepse për mua ti je lojtari më i mirë", shprehet i riu Juan.

Juan gjithashtu përmendi se ai ishte kapiten dhe portier i ekipit të tij lokal.

"Oh, [pozicioni] më i rëndësishëm!", Mbappe iu përgjigj.

Kujtojmë se francezi po kërkohet nga Real Madridi dhe duket se tashmë spanjishtja e tij qëndron mirë. /Telegrafi/

Për të pasur një përjetim ndryshe të botës së sportit, na ndiqni në Instagram.

telegrafi sport app

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Real Estate

Më të lexuarat