LAJMI I FUNDIT:

Birra nuk është shkaktare e ‘barkut të birrës’

Birra nuk është shkaktare e ‘barkut të birrës’

Birra për një kohë të gjatë është fajësuar për një bark paksa më të trashë të meshkujve të moshës së mesme. Megjithatë, ajo ndoshta edhe nuk është një fajtore aq e madhe.

Dr. Ketron O’sullivan, eksperte e dietave, me 20 vjet përvojë nga Britania, pohon se nuk ekzistojnë dëshmi shkencore që birra shkakton konkretisht trashje.

Në fakt, barku i fryrë është pasojë e konsumimit të tepërt të ushqimit kalorik, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për birrën, verën apo çokollatën.

Për më tepër, birra e ka një vlerë paksa, më pak kalorike në krahasim me pijet e tjera alkoolike, madje edhe me ushqimin.

“Konsumimi i matur i birrës nuk sjell shtim në peshë ose deri te mbledhja e shtresave dhjamore abdominale”, ka thënë O’sullivan.

Ajo pohon që sasitë e mëdha natyrisht që shkaktojnë trashje, por një gjë të tillë e bën edhe konsumimi i tepërt i cilësdo pije tjetër alkoolike, ose cilitdo ushqim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori