Biotina (vitamina B7) është një vitaminë që tretet në ujë. Ajo është pjesë e kompleksit të vitaminave B dhe ndryshe njihet si vitamina H. Organizmi ka nevojë për biotinë që të transformojë ushqyes të dobishëm në energji.
Ajo është e rëndësishme sepse është një përbërës i rëndësishëm i enzimave të trupit. Këto të fundit shpërbëjnë yndyrën dhe karbohidratet në trup.
Simptomat e mungesës së biotinës
Biotina gjendet në sasi të vogla tek ushqimet, si prodhimet e bulmetit, qumështi, kosi, djathi, por edhe veza, banania, arrorët si bajamet, arrat, lajthitë, salmoni, etj. Mungesa e biotinës vërehet pas hollimit të flokëve dhe acarimit e skuqjes së lëkurës në zonën përreth syve, hundës dhe gojës.
Simptoma të tjera përfshijnë: depresionin, plogështinë, halucinacionet, mpirje të krahëve dhe këmbëve. Ka të dhëna shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, sipas të cilave diabeti mund të shkaktojë nivele të ulëta të biotinës.
Nivelet e biotinës mund të ulen tek gratë shtatzëna, njerëzit që ushqehen keq, ata që kanë pësuar një rënie të madhe në peshë dhe duhanpirësit.
A janë të sigurtë suplementët e biotinës
Ekspertët shpjegojnë se marrja e suplementëve të biotinës mund të ndërhyjë në analizat e ndryshme të gjakut, Ajo mund të jetë shkaktare e diagnozave të gabuara apo të munguara.
Kjo është arsyeja përse ekspertët rekomandojnë që përpara kryerjes së analizave të gjakut, të informoni mjekun për marrjen e mundshme të suplementëve. Suplementët e multivitaminave përmbajnë sasi të ulëta të biotinës që nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin e analizave të gjakut.
Dozat e duhura të biotinës
Ndonëse nuk ka një sasi ditore të rekomanduar të biotinës, ekspertët mendojnë se dozat e përshtatshme janë 30 mikrogramë për të rriturit mbi 18 vjeç dhe gratë shtatzëna. Gratë lehonë mund të marrin 35 mikrogramë. Foshnjave deri në 12 muaj mund t’u jepet 7 mikrogramë biotinë.
Fëmijëve deri në tre vjet mund t’u jepen 8 mikrogramë, fëmijëve deri në 8 vjeç 12 mikrogramë, fëmijëve deri në 13 vjeç 20 mikrogramë dhe adoleshentëve 25 mikrogramë. Megjithatë, këshillohet se në rast se ju keni një problem shëndetësor duhet të konsultoheni më parë me mjekun nëse duhet apo nuk duhet të merrni biotinë si dhe cila është doza e duhur që duhet të merrni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër