LAJMI I FUNDIT:

Bimët nuk lulëzojnë? Ky gabim i zakonshëm i ujitjes mund të jetë arsyeja

Bimët nuk lulëzojnë? Ky gabim i zakonshëm i ujitjes mund të jetë arsyeja

Kur bëhet fjalë për rritjen e bimëve të shëndetshme dhe të forta, ju me siguri e dini rëndësinë e ujitjes së tyre rregullisht, ndryshimin e dheut në raste, dhe sigurimin që ato ekspozohen në një vend me diell.

Sidoqoftë, kopshtaria është pak më komplekse sesa vetëm ato tre hapa, dhe një gabim i thjeshtë që mund të bëni kur po ujisni bimët mund të pengojë pa dashje zhvillimin e tyre.


Ju teknikisht mund të ujitni bimët tuaja sa herë që dëshironi. Por, për të pasur rritjen më të madhe të mundshme, koha më e mirë për ta bërë atë është në mëngjes herët, mundësisht diku para orës nëntë, në mënyrë lagështia të mos avullojë automatikisht nga gjethet.

Nëse ujisni bimët tuaja gjatë natës, mund t’i lini ato të zhytura në ujë për orë të tëra, gjë që mund të çojë në probleme si rritja e kërpudhave që mund t’i vrasin ato.

Shenjat që tregojë se po i ujitni bimët tuaja më pak seç duhet
Lexo po ashtu Shenjat që tregojë se po i ujitni bimët tuaja më pak seç duhet

Nëse absolutisht nuk mund të ujitni herët në mëngjes, vonë pasdite ose herët në mbrëmje janë periudhat më të mira, pasi bimët ende mund të thithin shumë nga ai ujë dhe nuk duhet të shqetësoheni për avullimin e shpejtë. /Telegrafi/