Bildt: Irani provokon të gjithë BE-në

Ndër më shumë se 100 të akuzuarit, të cilët ndërkohë duhet të përgjigjen para gjyqit në Teheran, bëjnë pjesë edhe punonjës të ambasadës franceze dhe britanike si dhe një mësuese e re franceze e gjuhës frënge.
Udhëheqja iraniane duhet ta kuptojë, që me akuzat sfidon të gjithë Bashkimin Evropian, deklaroi ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt në emër të presidencës së BE-së. Ai e quajti "procesin një farsë".
Të akuzuarit ngarkohen ndër të tjera me akuza për spiunazh dhe nxitje të trazirave pas rizgjedhjes së kontestueshme të presidentit Mahmoud Ahmadinejhad. /DW/
Nga
Telegrafi
09/08/2009












































