LAJMI I FUNDIT:

BIK me mesazh për Bajram: Të ndihmojmë njëri-tjetrin, skamnorët, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë

BIK me mesazh për Bajram: Të ndihmojmë njëri-tjetrin, skamnorët, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi ka dhënë një mesazh urimi duke thënë se kjo është festë madhështore të cilën besimtari e stolis me përkushtim, sakrificë e flijim.

Në një deklaratë për media, Mexhidi, është shprehur se festa e Bajramit sjellë mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore, barazinë, unitetin e solidaritetin.

Ai është shprehur se Kuban Bajrami reflekton adhurimin ndaj krijuesit ndërsa ka për qëllim arritjen e devotshmërisë.

“Festa e Kurban Bajramit, përveç që reflekton adhurimin e Krijuesit fuqiplotë në vete ka edhe simbolikën e flijimit, që tek ne vjen nga koha e Ibrahimit a.s., e që për mision ka vlerat e kamotshme të humanitetit, solidaritetit, bamirësisë, e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kurbanit që e bëjmë me këtë rast nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut, por mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë”.

Ai bëri thirrje që qytetarët të jenë më mëshirues e bujarë, dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë sa më shumë.

“Në këtë ditë feste e gëzimi, thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më humanë e solidarë, më mëshirues e tolerantë, të ndihmojmë njëri-tjetrin, skamnorët, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera më të mira për një shoqëri më të shëndoshë, për një unitet e vëllazëri më të mirëfilltë”.

Mexhidi bashkëngjiti lutjet e tij për falje e mëshirë për me miliona haxhinjë që kanë shkuar në Haxh, duke uruar që t’iu pranohet haxhi dhe lutjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori