LAJMI I FUNDIT:

Biftek i zier me perime

Biftek i zier me perime

Për 2 persona:

* 2 copa mish viçi, pa dhjam
* 2 karota
* 2 speca jeshilë
* 2 kunguj
* rigon, kripë, piper i zi, rozmarinë
* 1 lugë e madhe vaj
* ujë me sy


Përgatitja:

Copat e mishit rrihen deri sa të bëhen me petashuqe. Më tej sipër tyre hidhen erëzat dhe përzihen me to.

Pritini karotat, kungujt dhe specat në copa mesatare dhe përziejini dhe këto të fundit me erëzat mirë.

Lërini mishin dhe perimet një copë herë sa deri sa erëzat të depërtojnë aromën e tyre mbi to.

Më pas në një tigan vini vajin të skuqet dhe sipër vëni mishin dhe perimet. Më tej pa i skuqur fare (nëse doni dhe mund t’i skuqni) shtoni ujin nga to më ngadalë dhe në sasi të vogla.

Bëjeni këtë vazhdimisht, duke i kthyer perimet dhe biftekët disa herë deri sa të jenë gatuar. Në fund fare edhe ujin duhet ta kenë pirë pak a shumë. Servirini të nxehta. Ju bëftë mirë! /Telegrafi/