Bien sërish çmimet e derivateve në Kosovë, nafta dhe benzina më lirë se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 22 prill 2026, duke shënuar një tjetër rënie krahasuar me një ditë më parë.
Sipas vendimit të ri, çmimi i naftës (dizelit) është caktuar në 1.65 euro për litër, nga 1.68 euro sa ishte dje, duke shënuar ulje prej 3 centësh.
Edhe benzina ka rënë në 1.39 euro për litër, nga 1.41 euro një ditë më parë, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 0.88 euro për litër.
Rënia e çmimeve të derivateve po vazhdon trendin e ditëve të fundit, ku nafta ka pësuar ulje të vazhdueshme nga dita në ditë .
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes me pakicë në vend./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































