Justin Bieber duket se ende vazhdon të jetë me zemër të thyer nga Selena Gomez.

Këngëtari mbrëmë ka lansuar videoklipin më të ri të tij, një bashkëpunim me Skillrex dhe Diplo, të titulluar “Where Are Ü Now”.


21-vjeçari shfaqet me fytyrë të vizatuar në videoklipin, që shoqërohet nga një vijë muzikore me ritme elektronike.

Kënga, titulli i të cilës në shqip do të thotë “Ku je ti”, mendohet se i është kushtuar ish-të dashurës së tij, Selena Gomez. /Telegrafi/