LAJMI I FUNDIT:

Bie çmimi i naftës

Bie çmimi i naftës

Gjatë tregtimit aziatik, çmimi i naftës së papërpunuar është dobësuar me 0.84 për qind. Forcimi i monedhës amerikane pati një ndikim negativ në çmimin e këtij burimi të energjisë. Sonte në orën 22:30, instituti amerikan i naftës do të publikojë një raport mbi rezervat e naftës së papërpunuar që mund të shtohet për të pasqyruar këtë lëndë djegëse, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, çmimi i arit është e dobësuar për 0.12 për qind gjatë tregtimit aziatik. Çmimi i arit për shkak të rritjes së dollarit, është dobësuar për vlerën më të ulët në dhjetë ditët e fundit.


Sot, do të publikohen më shumë informacione ekonomike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në orën 16:00 do të publikohen informatat mbi shitjet e shtëpive, ndërsa në orën 20:00 do të publikohen shënimet e mëparshme të Rrezervës Federale, gjë që investitorët shpresojnë në shpresën që ky institucion monetar do të ofrojë informacione të mëtejshme mbi orientimin e politikës monetare, gjë që mund të pasqyrohet në çmimin e këtij metali të çmuar. /Telegrafi/