LAJMI I FUNDIT:

Bie besimi i shqiptarëve mbi reformën në drejtësi

Bie besimi i shqiptarëve mbi reformën në drejtësi
Foto: Arkiv

Ulet numri i qytetarëve shqiptarë që shohin rezultate pozitive konkrete nga reforma në drejtësi.

Edhe pse është rritur numri i qytetarëve që besojnë se reforma ka ecur pozitivisht deri tani, të pyetur më konkretisht për arritjet e deritanishme, shqiptarët janë shprehur më pesimist se në vrojtimin e vitit 2021 kryer nga Barometri në Euronews Albania.


Më pak shqiptarë mendojnë sot se reforma e ka pastruar drejtësinë nga të korruptuarit (55.2 për qind), krahasuar me një vit më parë (57.7 për qind).

Më pak janë edhe shqiptarët (38.9 për qind) që besojnë se reforma në drejtësi ka sjellë rezultate në dënimin e politikanëve të korruptuar, krahasuar me një vit më parë (45.1 për qind).

Numri i qytetarëve që shohin rezultate pozitive të reformës në drejtësi kundër krimit të organizuar është më i vogël këtë vit (44 për qind) krahasuar me një vit më parë (50.6 për qind).

Në rënie është edhe numri i qytetarëve që shohin më shumë drejtësi për qytetarët e thjeshtë (35.9 për qind) sot, krahasimisht me një vit më parë (49.5 për qind).

Tre në pesë shqiptarë (60.9 për qind) mendojnë se reforma në drejtësi nuk ka sjellë më shumë pavarësi të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga politika.

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje, në datat 23 Maj – 4 Qershor. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori