Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e bankës mesditën e sotme në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ku një person i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

A2 CNN mëson se autori i ka marrë një klienti të bankës një shumë parash (10 deri 15 mijë paund) që ai po depozitonte (rreth 17 mijë euro sipas kursit aktual të këmbimit).


Më herët A2 CNN raportoi se një person me scooter elektrik, i veshur me të zeza dhe me çantë të zezë dyshohet se është futur te banka dhe ka grabitur paratë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.