LAJMI I FUNDIT:

Biden takohet me presidentin polak në Varshavë

Biden takohet me presidentin polak në Varshavë

Presidenti amerikan i cili dje vizitoi Kievin dhe u prit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, po qëndron sot për një vizitë dyditore në Varshavë të Polonisë.

Ai kishte arritur atje në orët e para të mbrëmjes së kaluar, ku para pak çastesh është pritur nga presidenti polak Andrzej Duda, transmeton Telegrafi.


Nën masa të rrepta të sigurisë kryeqyteti polak është nikoqir i një takimi të rëndësishëm, ku Biden pritet të takohet atje edhe me liderë tjerë të vende të krahut lindor të NATO-s.

Pa paralajmërim, Biden viziton Kievin – shihet rrugëve të kryeqytetit ukrainas
Lexo po ashtu Pa paralajmërim, Biden viziton Kievin – shihet rrugëve të kryeqytetit ukrainas

E vizita e tij në Ukrainë është parë si një mbështetje e mëtutjeshme për këtë vend. Shtetet e Bashkuara nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kanë dërguar armë dhe ndihma në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarë.

E mbështetjen e SHBA-ve për Ukrainën e ritheksoi dje gjatë qëndrimit të tij në Kiev, ku edhe kujtoi momentet e para të luftës në këtë vend dhe bisedën telefonike që e kishte zhvilluar me Zelenskyn. /Telegrafi/