LAJMI I FUNDIT:

Pa paralajmërim, Biden viziton Kievin – shihet rrugëve të kryeqytetit ukrainas

Pa paralajmërim, Biden viziton Kievin – shihet rrugëve të kryeqytetit ukrainas

Pavarësisht se nuk ishte paralajmëruar dhe thuhej se do të udhëtojë për në Poloni, presidenti amerikan Joe Biden ka arritur tashmë në kryeqytetin ukrainas – Kiev.

Ai është filmuar duke ecur rrugëve të Kievit i shoqëruar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.


Shumë media botërore  kanë raportuar nga mëngjesi se Biden mund të vizitojë sot Kievin, por ishte vetëm në suaza të hamendësimit.

Biden në Kiev takohet me presidentin ukrainas, diskutojnë për pakon e re të ndihmës ushtarake – publikohen  pamje të reja nga vizita
Lexo po ashtu Biden në Kiev takohet me presidentin ukrainas, diskutojnë për pakon e re të ndihmës ushtarake – publikohen  pamje të reja nga vizita

Banorët e Kievit nga mëngjesi kanë publikuar video ku shihen masa të rrepta të sigurisë dhe bllokim të shumë rrugëve, duke thënë se është paralajmëruar vizita e një grupi diplomatësh duke mos specifikuar se për këtë bëhet fjalë.

Në videon amatore shihen shumë forca që kanë rrethuar pjesën e qytetit të Kievit që po e viziton Biden, kurse Zelensky në orët e para të mëngjesit ka njoftuar se situata është e rëndë.

Prej fillimit të luftës ishte përfolur vizita e Bidenit në Ukrainë, por deri më sot nuk ka patur asgjë zyrtare për këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori