LAJMI I FUNDIT:

Biden në Helsinki, viziton anëtarin e ri të NATO-s

Biden në Helsinki, viziton anëtarin e ri të NATO-s

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur sot në Helsinki për të vizituar anëtarin e ri të NATO-s, gjatë kthimit për në SHBA nga samiti i NATO-s në Lituani.

Biden mbërriti me një autokolonë drejt pallatit presidencial, ku fillimisht do të ketë një takim me presidentin finlandez Sauli Niinista. Para tij në pallat mbërriti kryeministri i ri finlandez Petteri Orpo, transmeton Telegrafi.


Pas kësaj, është planifikuar një mini-samit me krerët e qeverive të vendeve të tjera nordike – Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë dhe Islandës.

Mbërrijnë në Ukrainë armët e shumëpërfolura nga SHBA
Lexo po ashtu Mbërrijnë në Ukrainë armët e shumëpërfolura nga SHBA

Tema kryesore do të jetë forcimi i bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së dhe vendeve nordike në fushën e sigurisë, politikës klimatike dhe teknologjisë.

Biden do ta mbyllë ditën me një konferencë të përbashkët shtypi me Niinista. Biden mbërriti në Finlandë nga Lituania të mërkurën në mbrëmje.

Zelensky: Po kthehem në shtëpi me rezultate të mira nga samiti i NATO-s
Lexo po ashtu Zelensky: Po kthehem në shtëpi me rezultate të mira nga samiti i NATO-s

Kjo është vizita e parë e presidentit amerikan në Finlandë, që nga vizita e ish-presidentit amerikan Donald Trump pesë vjet më parë.

Finlanda është anëtare e NATO-s që nga fillimi i prillit. Suedia fqinje shpreson t’i bashkohet asaj së shpejti pasi presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan vendosi të heqë bllokadën këtë javë. /Telegrafi/